Tiranë, hiqej si mjek popullor që shëronte kancerin, arrestohet 55-vjeçari TIRANË-  Një 55-vjeçar që hiqej si mjek popullor dhe pretendonte se shëronte kancerin është vënë në pranga nga policia.  Avni Lipe ka mashtruar 116 persona duke u marrë nga 1 mln lekë për të kuruar kancerin. 55-vjeçari u arrestua në kuadër të operacionit “mjeku popullor” në lagjen “Don Bosko”. Arrestimi i tij u bë nga strukturat e krimit ekonomik. Policia bën me dije se për arrestimin e mjekut janë kryer hetime intensive për disa muaj pas kallëzimit të një vajzë. Vajza ka bërë denoncim në polici pasi ishte mashtruar nga 55-vjeçari Avni Lipe.