Ballsh, plagoset me armë zjarri një 19-vjeçar, të paqarta motivet BALLSH- Një 19 vjeçar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në fshatin Drizar të Ballshit. Policia bën me dije se i plagosuri është Golik Meta.  Ai ka marrë plagë në kraharor dhe është nisur menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Nga hetimet paraprake dyshohet që 19-vjeçari të jetë vetë plagosur me pistoletë. Burime nga policia bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vazhdon hetimet për zbardhjen e motiveve.