Tri shtete në një selfie Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka publikuar një fotografi me Edi Ramën e Ali Ahmetin. Kjo fotografi që tani më po njihet si “selfie” është realizuar në Dibër, gjatë një takimi që kanë pasur këta lider. “Tre liderë, tre shtete, një komb. Edhe një selfie besa”, shkroi Kryeministri i Kosovës.