Sa do të fitojë Kim Kardashian nga dasma e saj? Bëhet e ditur që Kim Kardashian vetëm nga televizioni ‘E’ i cili do të emetojë dasmën ‘Në hap me Kardashianët’ do të paguajë yllin e shout 15 milionë dollarë, ndërsa edhe 6 milionë Kim do t’i marrë nga kontratat e ndryshme me magazina e brende… Kim Kardashian dhe i fejuari i saj Kaney West, do të kurorëzohen në fund të këtij muaji në një kështjellë në Francë. Interesimi për dasmën e tyre thuhet se është jashtë mase i madh, ndërsa as brendet as mediat nuk kursejnë të holla që të bëhen pjesë e spektaklit nga i cili rep artisti dhe ylli i shout do të mund të fitojnë 21 milionë dollarë! Televizioni ‘E’ i cili do të emetojë të gjithë dasmën, do të paguajë 15 milionë dollarë. Ndryshe nëna e saj Chris Jenner ka bërë marrëveshje që fotografit nga dasma e vajzës t’i shesë për katër milionë, ndërsa pjesën tjetër të të hollave do ta fitojë nga sponsor të brendeve të ndryshme të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij ‘spektakli’. Për Kim Kardashian kjo do të jetë martesa e tretë. Herën e parë është martuar fshehtas për producentin Damon Thomas dhe në këtë martesë ka qëndruar tre vjet. Herën e dytë është martuar në vitin 2001 në syrin e kamerave, për basketbollistin Chris Hamphris, e kjo martesë ka zgjatur vetëm 72 ditë. Por pavarësisht Kësaj, Kim ka nxjerr nga kjo martesë 18 milion, pasi që kurorëzimi është xhiruar dhe është emituar nëpër televizione. Ndërsa sipas llogarive thuhet që dasma me West me të cilin e ka edhe një vajzë, do ti sjell asaj edhe më shumë fitime.