Ermal Mamaqi-homoseksualëve: Ktheni sytë nga Zoti Këngëtari dhe aktori Ermal Mamaqi, aktualisht është një ndër personazhet më të dashura shqiptare. Përveç faktit se është artist, Mamaqi njihet edhe si një besimtar i madh. Për këtë arsye, në ditën e festës së homoseksualëve, ai ka kërkuar nga ata që të kthejnë sytë nga Zoti. “Dua të uroj të gjithë koleget e mi gay dhe t’u them që unë dhe pastori i kishës sime, jemi kundra martesave gay. Ktheni sytë nga Zoti dhe mundohuni të ndryshoni sa nuk është vonë… Mos i mbani sytë nga vetja”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.