Pse Genta Ismaili bashkëpunoj me Dalool dhe Adrian Bujupin? Treshja Genta Ismaili, Adrian Bujupi dhe Dj Dalool kanë prezantuar tashmë klipin e këngës ‘’Feel’’. Këngëtarja e njohur ka thënë se idea ka qenë e Dj Dalool, ndërkohë që ajo e ka aprovuar menjëherë. Ismaili, ka shtuar se shpreson që ‘’Feel’’ do të jete hiti I sezonit. Sipas saj, kënga është më ndryshe dhe diçka e re për tregun tonë muzikor. ‘’Feel’’ është punuar nga Dalool dhe Avaxus, klipi është bërë nga ‘’Entermedia’’. Do të publikohet nga ‘’BZZZ’’ dhe do të editohet nga ‘’Arboni’’. Skenat e klipit janë realizuar në qytete të ndryshme. Sipas Gentes, një nga arsyet se përse ka bashkëpunuar me Adrianin, është se ai është shumë I edukuar, ndërkaq Adriani ka thënë se ka bashkëpunuar me Genten se ajo është një ‘’lady’’.