Bobby Kendedy urdhëroi vrasjen e Merlyn Monroe (FOTO) Marilyn Monroe, ikona botërore e skenës, vdiq më 4 gusht 1962. Por ajo nuk ndërroi jetë për shkak të vetëvrasjes, por kjo ishte një vrasje e orkestruar nga Bobby Kennedy, për t’ia mbyllur asaj gojën pasi kishte frikë se ajo mund të zbulonte aferat e familjes Kennedy, që i mbante në një ditar të vogël të kuq. Dhe Bobby nuk ishte i vetëm, por kishte ndihmës në këtë vrasje kunatin, aktorin Peter Lawford dhe psikiatrin e Marilyn, Ralph Greenson, të cilët i bënë aktores një injeksion fatal me pentobarbital në zemër. Këto pohime eksplozive bëhen në një libër të ri, të shkruar nga një gazetar investigativ, Jay Margolis dhe një ekspert i Monroe, Richard Buskin. Libri pretendon se hedh dritë në një nga ngjarjet më të diskutuara në planet, duke ofruar dëshmi të jashtëzakonshme. Bobby Kennedy u përfshi në një aferë seksuale me aktoren në verën e vitit 1962, kur ai ishte dërguar në Los Angeles nga i vëllai, Jack, për të bindur aktoren që të mos i telefononte Presidentit në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti nuk do divorcohej nga Jackie për t’u martuar me të. Por Bobby u magjeps nga ylli i ekranit dhe i hyri në krevat. Dëshmitë e forta i jep vetë kunati i Bobby, Peter Lawford. Ai thotë se ata të dy bënë seks në dhomën e miqve të tij. Tani ndryshuan gjërat. Aktorja nuk merrte më në telefon Shtëpinë e Bardhë, por Departamentin e Drejtësisë, pasi donte të fliste me Prokurorin e Përgjithshëm, Bobby Kennedy. Ajo kishte rënë në dashuri me të dhe ai i kishte premtuar se do divorcohej nga e shoqja. Lawford thotë se është e habitshme se si Marilyn ra në dashuri me të, kur vëllezërit Kennedy e kalonin si një top futbolli. Por,  kur Bobby vendosi të tërhiqej, Marilyn e kërcënoi me një konferencë për shtyp, ku do zbulonte aferat. Të dy u zunë tek shtëpia e Lawford. Ajo ulërinte, kapi një thikë dhe nisi të kërcënonte Bobby-n. Lawford hyri brenda dhe ndërhyri. Më pas aty mbërriti Skuadra e Gangsterëve nga policia e Los Angeles, që njiheshin për aktivitetet e tyre të paligjshme. Ata i injektuan një qetësues dhe Bobby e plasi atë përtokë. Këtu Bobby mori vendimin për ta zhdukur aktoren me një injeksion fatal.