Fatjoni: Katerina më qëlloi me shpullë, do ta hedh në gjyq për shpifje TIRANE-  Një debat midis ish-konkurrentëve, i lindur gjatë transmetimit ‘live’ në spektaklin e “Big Brother”, ka degjeneruar në dhunë fizike. Katerina dhe Fatjoni janë sharë e ofenduar keq, e më pas janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Në një intervistë për “Bluetooth”, Fatjoni tregon se Katerina e ka qëlluar me shpullë në fytyrë dhe e ka ofenduar keq. Ai thotë se do e denoncojë në polici Katerinën për shpifje.  Fatjon, cili është versioni yt për sherrin dhe përplasjen fizike me Katerinën?   Ne filluam të ziheshim që gjatë transmetimit ‘live’. Pastaj një orë rresht Katerina vetëm na ofendonte mua dhe Matildën.  Çfarë ju thoshte?   Që “ju jeni me mentalitet të mbyllur, jeni nga fshati, shkoni ruani delet” etj. Unë e durova sa e durova dhe në momentin e reklamave ajo doli jashtë. Unë i shkoj afër dhe i them “ik moj vajzë e mbaruar”. Nga inati ajo erdhi dhe më qëlloi me shpullë. Unë desha t’ia kthej po s’më lanë Matilda dhe Esida. Aty ishte edhe Ervini, që e mbante Katerinën fort tek krahu. Pastaj ajo vërviti çantën përsëri për të më goditur dhe kap Esidën tek syri. Në atë moment Katerina ikën duke qarë. Bodigardi i “Top”-it erdhi e më tha “pse ziheni këtu” dhe unë i kërkova të shkonte të merrte Katerinën që të sqaroheshim. Ajo u kthye dhe unë i kërkova falje që e ofendova, por vetëm për këtë, sepse nuk e kisha goditur.  Ajo ka thënë se ti e ke dhunuar…   Unë doja në fakt, por nuk e kapa dot se s’më lanë.  Domethënë s’e ke prekur fare me dorë?  Jo, fare. Katerina ka nxjerrë disa foto dhe thotë që gjoja e kam dëmtuar unë tek krahu, por kjo nuk është e vërtetë. Tek krahu e ka kapur Ervini dhe ai e ka pranuar edhe vetë.  Katerina pretendon që ti t’i kërkosh falje publikisht; do e bësh këtë? Jo. Madje unë kam ndër mend t’i denoncoj për shpifje, edhe Katerinën, edhe Ervinin. Për ofendimet që i bëra unë i kërkova falje, por faljen publike ta harrojë! Mendoj se Katerina do vetëm vëmendje, megjithatë unë kam në plan t’i bëj kallëzim për shpifje. Në intervistën e dhënë tri ditë më parë për “Gazeta Shqiptare”, ish-banorja e “Big Brother”, Katerina, akuzon Fatjonin se e ka dhunuar fizikisht. Ajo kërkon falje publike prej tij.  Katerina, si është e vërteta e sherrit me Fatjonin gjatë spektaklit të së premtes?   Të ka dhunuar fizikisht, siç përflitet?   Me Fatjonin patëm një debat gjatë spektaklit në lidhje me videoklipin e paraqitur për puthjen me Valerin. Më pas gjatë publicitetit, kur unë u largova për të pirë cigare, ai erdhi nga pas dhe më sulmoi e më ofendoi direkt me fjalë të rënda. Aty ndodheshin dhe Ervini, Zhaku, Matilda dhe opinionisti Mandi. Pasi më quajti kurvë, unë si fillim nuk reagova dhe e injorova. I kërkova të largohej, por ofendimet nga goja e një mashkulli të tillë, të martuar e mbi të gjitha kundrejt një femre, ishin të patolerueshme. U acarova dhe në nerva e sipër e gjuajta me shpullë, sepse po vazhdonte të ofendonte akoma. Nga momenti që i rashë me shpullë, Fatjoni reagoi duke më kapur me forcë në krahun e djathtë dhe më la direkt shenjë dhe të çjerra. Sherri dhe sulmi i tij i papritur nuk mbaroi me kaq. Pasi më lëndoi, unë u acarova edhe më keq dhe u mata ta gjuaja me çantën e dorës, por fatkeqësisht çanta zuri Esidën në kokë dhe për këtë i kërkoj falje asaj. Sherri dhe sulmi lindi i gjithi nga Fatjoni vetë dhe ishte dhunë psikologjike e më pas fizike. Një mashkull s’duhet të merret me një femër dhe prej tij dua një falje publike.  Njerëzit në studio, si reaguan?   Arbana, Mandi…   Mandi ka qenë prezent vetë gjatë përplasjes dhe është munduar të shuajë sherrin e të na ndante për të qetësuar situatën. Mua personalisht më mbrojti dhe më dha shumë të drejtë. Arbana e mori vesh në fund fare të spektaklit, pas mbylljes.  A të kërkoi Fatjoni falje pas kësaj që ndodhi?   Po. Pasi isha duke u rikthyer në skenë e shoqëruar nga shefi i sigurisë së “Top”-it, Fatjoni më ndaloi dhe më tha tekstualisht “më fal që të preka dhe ti e di që unë të kam xhan”. I thashë: “Fatjon, pres falje publike për gjithçka”.  Mendove ta denoncosh në polici?   Jo, nuk më intereson pjesa e denoncimit në polici, sepse nuk e kam të nevojshme dhe s’dua të merrem më fare me ata dy persona, si Fatjoni, si Matilda. Thjesht dua dhe pres faljen publike.