Messi: Titulli nuk mjafton! Fitimi eventual i titullit të La Ligas nuk do ta shpëtojë sezonin jo të mirë të Barcelonës – ka deklaruar Lionel Messi. Në rast se e mposhtin Atletico Madridin këtë fundjavë, katalunasit do të shpallen kampionë të Spanjës, por ata u mposhtën në finale të Kupës së Mbretit (nga Real Madridi) dhe u eliminuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve (nga Atletico). “Mendoj se La Liga është një garë e rëndësishme. Gjithmonë themi se është shumë e rëndësishme, sepse vlen shumë; puna e gjithë vitit”. “Ka qenë një vit i vështirë, ndërsa në secilin sezon përjetojmë rrethana të vështira dhe po i tejkalojmë ato. Prandaj, mendoj se nëse e marrim trofeun, do të jetë mirë për të gjithë ne”. “Nuk e di nëse do të na shpëtonte sezonin, por do të jetë një trofe i rëndësishëm padyshim”, ka thënë argjentinasi. 26-vjeçari sapo e ka rinovuar kontratën me Blaugranët dhe është bërë futbollisti më i paguar në botë.