Buffon: Sukseset e fundit, shpagim i Calciopolit Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e ka përshkruar suksesin prej tri Scudettove radhazi të Bianconerëve si shpagim i mizorisë së përjetuar prej tyre nga skandali i Calciopolit. Juventusi në vitin 2006 u dëbua në Serie B pasi u zbulua se drejtori i atëhershëm Luciano Moggi manipuloi ndeshjet me gjyqtarë. Juvnetusit atëkohë iu morrën dy tituj, të cilat iu dhanë Interit, teksa Bianconerët atëkohë përjetuan edhe goditje të rënda në aspektin financiar e dështuan që të riktheheshin, deri në triumfin e Scudettos në sezonin e parë të Contes. “Këto Scudetto të fituara ndihen pak si një shpagim i gjithë asaj që është dashur të kalojmë si klub dhe për mua si lojtar”. “Për zgjedhjet e vështira që është dashur t’i bëj, ato që komplikuan karrierën time, ato që shkatërruan rrugën e karrierës time”. “Fitimi i këtyre tri titujve radhazi më ka dhënë diçka në kompensim, më ka shtuar pak lumturi e sukses”, u shpreh Buffon.