Laç, plagoset me armë zjarri një 59-vjeçar LAÇ-  Plagoset me armë zjarri një 59-vjeçar në Laç, pronar i një pike grumbullimi të skrapit.  Ngjarja është shënuar rreth orës 14:00 në afërsi të kryqëzimit të Mamurrasit pranë pikës së grumbullimit të skrapit, ku pronari Gëzim Mehmeti është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur në këmbë.  Ai është dërguar në spitalin rajonal jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë rreth 300 metra larg vendit të ngjarjes është gjetur dhe një automjet i djegur tip “Benz”, që dyshohet se u përkiste autorëve.  Këta të fundit, pasi kanë kryer plagosjen janë larguar dhe më pas i kanë vënë flakën automjetit me qëllim për të humbur gjurmët. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre. Nga hetimet paraprake dyshohet se ishin dy të rinj.