Jona-Juliana ironi në distancë; Jona: “Juliana si qen pekinez” Visari dhe Jona flasin për Arditin, duke komentuar debatin që pati Jona me të. Ndërsa në dhomën e katit të dytë, Nevila tremb Julianën në mënyra të ndryshme. Ajo argëtohet, kurse Juliana bërtet se ka shumë frikë. Nevila vazhdon ta trembë, duke folur si zombie. Juliana i kërkon të pushojë, sepse do të flejë gjumë. Ajo bën ironi me Jonën, ndërsa ajo përgjigjet nga kati i parë. Vajzat fillojnë të kapen me fjalë. Jona i thotë që herë tjetër të qëndrojë aty kur flet dhe jo të thotë një fjalë dhe të largohet. Visari mëson Jonën t’i thotë Julianës frikacake dhe gëzohet kur Jona ia thotë fjalët e tij. Juliana i thotë Jonës se e ka kapur stresi, por Jona shprehet se nuk e ka ndjerë fare nominimin. Visari vazhdon ta mësojë, ndërsa Jona komunikon me Julianën. Juliana nuk dëgjon, por Jona këndon “Jam lady me klas, unë dy herë nuk flas”. “Vetëm lady me klas që nuk je ti”, ia kthen Juliana. Jona i thotë Julianës se ajo e gjeti burrin, se për atë hyri, prandaj bën mirë të dalë. Juliana pranon se e gjeti dhe e pyet me ironi, nëse i ka ngel merak t’ia kafshojë prapë veshin Arditit. Jona thotë se ajo është nga ato që ha burra dhe qesh. Juliana ndërpret ironitë dhe i thotë shifemi nesër. Jona i thotë shifemi jashtë, por Juliana shprehet se atë e vendos publiku. Pas debatit ironik në largësi, Jona komenton me Visarin Julianën. Ajo thotë se Juliana i duket si qen pekinez nga fytyra, kurse Visari nuk e njeh këtë racë qeni. Më pas banorët flenë gjumë.