Visari-Enkelejdi: “Shpresojmë mos dalim”; Jona: “Motra më fal, nëse të kam mërzitur” Visari dhe Enkelejdi pinë cigare në oborr dhe bisedojnë sëbashku. Të dy djemtë shprehin dëshirën për të qëndruar ende në shtëpi dhe për të mos dalë nesër. Enkelejdi shprehet i kënaqur për miqësinë me Visarin, duke vlerësuar shakatë që kanë bërë bashkë. Visari dhe Enkelejdi flasin për banorët dhe debatet në shtëpi. Enkelejdi thotë se banorët gjejnë çdo arsye për t’u kapur dhe për të sulmuar. Visari e pyet se përse nuk sulmon, kur e sulmojnë banorët. Enkelejdi thotë se këtë javë nuk e ka sulmuar njëri. Ai është i mendimit se nuk duhet të kapesh kot, apo të shpifësh gjëra të paqena për banorët. Enkelejdi pranon se ndonjëherë kur ka debatuar nuk ka folur mirë dhe është keqkuptuar. Ai tregon se kur ka qenë në moshë më të re ngacmonte më shumë, por duke u rritur kupton se nuk duhet të tallesh me shumë gjëra, sepse mund të ndodhin ty më vonë. Jona u bashkohet djemve dhe bashkë hedhin idenë të veshin bluzat e “teletabsave” gjatë spektaklit. Jona shtrihet tek krevati i saj dhe komenton Julianën, Arditin dhe Nevilën, të cilët bisedojnë në katin e dytë. “Habitem se çfarë muhabetesh mund të bëjnë ata të tre, shokohem”, thotë ajo. Valeri fle dhe nuk përgjigjet. Jona drejtohet nga kamera dhe përshëndet motrën e saj. “Natën motrushe. Më fal nëse iu kam mërzitur. Ju dua shumë”, thotë ajo, duke dërguar një puthje me dorë.