Korçë, 6 këshilltarë të PD-së kalojnë majtas, shkarkohet kreu i Këshillit të Qarkut KORÇË -Gjashtë anëtarë të Këshillit të Qarkut në Korçë janë larguar nga radhët e Partisë Demokratike duke ju bashkuar PS-së dhe aletatëve të saj. Kjo ka bërë që e majta të kalojë në maxhorancë me 39 këshilltarë.  Menjëherë pas kësaj lëvizjeje këshilli ka shkarkuar kreun aktual të qarkut Landi Gusho, përfaqësues i PD dhe në vend të tij është zgjedhur kryetare e këtij këshilli Irena Nikaj. Sharkimi i Gushos u bë me 37 vota, ndërkohë që dy prej këshillatrëve të larguar nga koalicioni i majtë nuk kanë marrë pjesë në votim duke pretenduar se janë kërcënuar me jetë. Pak para mbledhjes së këtij këshilli deputeti i PD-së, Edmond Spaho deklaroi se PS dhe LSI po vazhdojnë me blerjen e votave.  Ai theksoi se ky operacion është kryer me miratimin e Ramës dhe të Metës. “Pas parave radha i ka ardhur ndryshimit të vullnetit me mjete ligjore. Për 3 vjet ata bllokuan integrimin e vendit, për shkak të ngërçit në këshillin e qarkut të Fierit.”- u shpreh Spaho.  Këshilltarët që kanë kaluar me Partinë Socialiste janë kreu i Komunës Moglicë, Afrim Beqiri; kreu i Komunës Qendër në Leskovik, Dhori Bregu; kreu i Komunës Çlirim në Kolonjë Arjan Dhimo, Andon Hyska këshilltarë nga Devolli, Gavril Hyska Këshilltar i Komunës Mollaj dhe Alketa Zace Këshilltare në Komunën Miras në Devoll.