Dieta ideale, hani çdo ditë dy vakte të bollshme Nëse konsumoni çdo ditë dy vakte të mira, kjo ju ndihmon të mbani nën kontroll peshën dhe nivelin e sheqerit në gjak. Sipas studiuesve, dy vakte të bollshme, janë më rezultateve për një jetë të shëndetshme, sesa 6 vakte të vogla, të copëzuar.  Studiuesit holandez rekomandojnë që ky regjim të ndiqet dhe nga diabetikët e tipit 2. Ndërkohë, një studim i fundit i udhëhequr nga një ekip nga Republika Çeke, duke u mbështetur tek 54 pacientë të moshës 30-70 vjeç, të cilët ishin duke u trajtuar për diabet tip 2 -forma më e zakonshme e sëmundjes, vendosën të zbatonin një dietë.  Grupit iu rekomanduan dy dieta, të cilat përmbanin 500 kalori më pak se shuma e rekomanduar ditore. Një grup prej 27 personash hëngrën 6 vakte të vogla për 12 javë, ndërsa grupi i dytë kishte vakte më të mëdha në mëngjes dhe mesditë. Më pas grupeve iu dhanë po të njëjtat kalori dhe përmbajtje çdo ditë, për tre muaj rresht. Ekipi i studiuesve më pas bëri matjet e yndyrës në mëlçi dhe nivelin e insulinës në gjak.  Studimi, i publikuar në revistën “Diabetologia”, zbuloi se tek të dy grupet pati reduktim të peshës së trupit, por personat që u ushqen me dy vaktet e bollshme pësuan rënie më të madhe nga pesha. Ndaj, studimet treguan rëndësinë e dy vakteve të bollshme, të cilat padyshim mbajnë trupin nën kontroll, por dhe jetoni më shëndetshëm.