Kinë, motrat shkëmbejnë burrat me njëra-tjetrën KINË-  Një histori aspak e zakonshme ka ndodhur mes dy motrave në Kinë. Ato kanë shkëmbyer bashkëshortët pasi kanë kuptuar se donin burrat e njëra-tjetrës. Motra më e vogël, Liu Xiang ishte e martuar dhe kishte lindur një fëmijë.  Në kohën që bashkëshorti i saj, Wang Yang, u detyrua të largohej nga provinca kineze Hunan për në Shenzhen, ajo qëndroi në shtëpi për tu kujdesur për fëmijën. Kur motra e saj e madhe u martua ajo shkoi të punonte në Shenzen, ndërsa bashkëshorti i saj qëndroi në Hunan. Kështu motrat tashmë të larguara nga bashkëshortët e tyre gjetën mbështetje dhe dashuri te burrat e njëra-tjetrës.   Ato u dashuruan me burrat e njëra-tjetrës dhe situate u ndërlikua. Kur tradhëtia e ndërsielltë u mor vesh atëherë motrat u divorcuan nga bashkëshortët përkatës dhe u martuan me personat që dashuronin. Sipas mediave kineze tashmë të dyja kanë bërë fëmijë me bashkëshortët e rinj dhe shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën.