Gashi shënon golin e 19-të, Ajeti e Xhaka bëhen kampionë me Baselin Sulmuesi shqiptar i Grashoppers, Shkëlzen Gashi nuk ka të ndalur. Gashi, i cili ka shkëlqyer në këtë sezon të garave me skuadrën zvicerane përsëri ka rigjetur rrugën e golit të 19-të për këtë edicion. Grashoppers të enjten mbrëma mundën Luzernin me rezultat 4-1, ndërsa Gashi shënoi golin e tretë për skuadrën e tij e cila tashmë ka ‘blinduar’ pozitën e dytë. Ndërkaq, kampion i ri i Zvicrës është Basel që mbrëmë në udhëtim mundi Aaraun me rezultat 1-3, dhe me 69 pikë të grumbulluara feston titullin e katërtë radhazi. Pjesë të Baselit janë edhe dyshja shqiptar, Arlind Ajeti e Taulant Xhaka.