Marotta: Tifozët e Juves të frikësohen për Conten Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, thotë se tifozët e Juventusit duhet të jenë të brengosur për të ardhmen e trajnerit Antonio Conte. Conte ka aluduar në mars se ai mund të largohet dhe si duket gjithçka po bëhet gati që ai të lëshojë pankinën e Juventusit. “Mendoj se është e drejtë që të kemi mirënjohje për Conten për atë që ka arritur te Juventusit”. “Siç kemi thënë më parë, Conte është shumë mirë i përgatitur për menaxher dhe ai ka fjalë të madhe në rezultatet e arritura nga ky klub”. “Unë besoj se do të ishte mirë që tifozët të brengosen për të pasi që ai po joshet që të largohet nga Torino”, u shpreh Marotta.