Milani e kërkon Ancelottin? Gjiganti italian, Milani, besohet se seriozisht po e mendon rikthimin në klub të teknikut legjendar, Carlo Ancelottit. La Stampa ,  Corriere della Sera  dhe  Il Corriere dello Sport , këmbëngulin se gjiganti italian me shumë mundësi do të rikthejë në ekip Ancelottin për sezonin e ardhshëm. La Stampa shkruan se një disfatë e Ancelottit në finale nga Atletico Madridi do të thoshte fundi për të te Reali dhe Milani e ka tashmë gati kontratën për të. Ancelotti ishte trajner i Milanit nga viti 2001 deri në vitin 2009, duke fituar një titull të Serie A dhe dy tituj të Ligës së Kampionëve.