Puyol i thotë lamtumirë Barcës Kapiteni frymëzues i Barcelonës, Carles Puyol, ka bërë një përshëndetje emocionuese të enjten me klubin ku luajti nga viti 1995. Mbrojtësi legjendar ka fituar plot 21 trofe gjatë karrierës me Blaugranët, ndërsa nga sezoni i ardhshëm nuk do të jetë më në Camp Nou. Ai vendosi të tërhiqej për shkak të problemit të vazhdueshëm me gjurin. 36-vjeçari ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku ishte i rrethuar nga anëtarët e familjes, miqtë, bashkëlojtarët dhe zyrtarët e klubit.   “Provova gjithçka. Ende nuk e kemi gjetur zgjidhjen, por nuk po dorëzohem. Do të vazhdoj të përpiqem, por pa presionin e lojës”, është shprehur Puyol, i cili është lidhur me një kalim në MLS të SHBA-ve. Me Barcelonën, mes tjerash, e ka fituar gjashtë herë La Ligan dhe tri herë Ligën e Kampionëve, ndërsa si momentin më kulmor të karrierës së tij e ka përmendur ngritjen e trofeut të Ligës së Kampionëve nga Eric Abidal më Londër në vitin 2011. Të mos harrojmë, se Puyol e ka fituar edhe Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me Spanjën.